alcovid2 header image
0 %
  • Question/Code:
    Error: error (missing GET param):

Informacion dhe forma e miratimit

Ne vlerësojmë interesimin tuaj për pjesëmarrje në këtë studim. Ky studim është për të kuptuar ndikimin e pandemisë COVID-19 në jetën e njerëzve. Ky studim mbahet nga një ekip ndërkombëtar dhe ne jemi duke kërkuar pjesëmarrës nga Republika e Çekisë, Kosova, Polonia, Zvicra, dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë studim, ne do t’ju pyesim si e përjetoni pandeminë COVID-19, për burimet e mundshme të informimit për COVID-19 dhe tema të tjera, ndjenjat tuaja sa i përket COVID-19 dhe minoriteteve, dhe demografia (p.sh., mosha). Sa i përket minoriteteve, ne do t’ju pyesim për përvojën tuaj me imigrantët nga Lindja e Mesme. Këta imigrantë janë njerëz që vijnë nga, për shembull, Siria.

Duke marrë pjesë në studim, ne dëshirojmë t’ju ofrojmë mundësi për të fituar një shpërblim për pjesëmarrjen tuaj. Nga secili vend ku mbahet studimi, ne planifikojmë të mbledhim të dhëna nga së paku 300 pjesëmarrës dhe në formë të rastësishme do t’i shpërblejmë tre pjesëmarrës në Kosovë që kanë plotësuar pyetësorin dy herë me 20€. Ne do t’kërkojmë email adresën tuaj ashtu që të mund të ndërlidhim përgjigjet e tuaja nga mbledhja e të dhënave herën e parë dhe herën e dytë dhe t’ju kontaktojmë në rast të fitimit të shpërblimit..

Ne e çmojmë pjesëmarrjen tuaj dhe ju do të kontribonit në kuptimin e pasojave të pandemisë COVID-19 në njerëz nga vende të ndryshme.
Ju lutem, lexoni këto kushte para se të miratoni pjesëmarrjen duke shenjëzuar ‘po’ në kutinë e mëposhtme. Ju mund të bëni çfarëdo pyetje për këtë kërkim duke kontaktuar kërkuesin (detajet mëposhtë).

Kushtet
A duhet të marrë pjesë?
Ju lutem, vëreni që pjesëmarrja është vullnetare. Ju mund të tërhiqeni në çdo kohë për çfarëdo arsye, para dorëzimit të përgjigjeve tuaja, duke mbyllur shfletuesin. Nuk do të ketë rreziqe shëndetësore me përfundim të pyetësorin përveç atyre që mund të ballafaqoheni gjatë punës tuaj në zyrë. Sidoqoftë, ne mund të rimbursojmë vetëm pjesëmarrësit që plotësojnë të gjitha përgjigjet.

Si do të përdoren të dhënat tuaja?
Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbajtur të dhënat tuaja konfidenciale. Menjëherë pas ndërlidhjes së të dhënave tuaja, identifikuesi juaj persoanl do të fshihet. Të dhënat do të bëhen anonime dhe mbahen sipas rregullave të sigurisë. Qasja në adresën e IP-së tuaj është automatike por ne do t’a fshijmë menjëherë pas marrjes së saj. Të dhënat e kërkimit do të mbahen në një kohë prej më së paku prej dhjetë viteve pas publikimit ose njoftimit publik.

Kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja?
Ekipi kërkimor do t’i përpunoj të dhënat tuaja personale për qëllim të kërkimit të shpjeguar më lartë. Ne kërkojmë lejen tuaj për të shfrytëzuar të dhënat tuaja anonime në studime të ardhshme, dhe për të ndarë të dhënat tuaja anonime me kërkues tjerë (p.sh., databazat online).

Kërkuesit që punojnë në këtë projekt janë Dr. Tibor Zingora, Dr. Michèle Birtel, Dr. Sylvie Graf, Dr. Martina Hřebíčková, MA. David Lacko, Dr. Mirjana Rupar, MA. Jaroslav Točík, MA. Shpend Voca. Kërkuesit janë të ndërlidhur me një nga këto institucionet vijuese: Akademia Çeke e Shkencave, Universiteti i Greenwich-it, Universiteti i Bernit, Universiteti Jagellonian, Kolegji AAB.

Çfarë nëse ka ndonjë problem?
Projekti është rishikuar nga, dhe ka marrë miratimin etik. Nëse keni ndonjë brengë për ndonjë aspekt të këtij projekti, ju lutem të kontaktoni Shpend Voca [shpendv@gmail.com], i cili do t’bëjë më të mirën për t’ju përgjigjur. Kërkuesi duhet të njoh brengën tuaj dhe t’ju tregoj se si do të merret me atë. Ju mund të tërhiqni miratimin tuaj për shfrytëzim të të dhënave tuaja edhe pasi të dhënat tuaja janë mbledhur. Për këtë qëllim, ju do të keni një kod personal, ashtu që ne të mund të identifikojmë përgjigjet tuaja edhe pasi identifikuesi juaj personal është tërhequr nga të dhënat.

Ju lutem vëreni që ju mund të merrni pjesë në këtë anketë vetëm nëse jeni 18 vjeç apo më shumë.
Nëse keni lexuar informacionet e mësipërme dhe pajtoheni të merrni pjesë duke kuptuar që të dhënat (duke përfshirë ndonjë të dhënë personale) që dorëzoni do të përpunohen në pajtim me këto informata, ju lutem klikoni katrorin relevant mëposhtë për të filluar.

Nëse keni ndonjë brengë për ndonjë aspekt të këtij projekti, ju lutem kontaktoni Shpend Voca, që do të përgjigjet në pyetjet tuaja.